Nuk ka pushim për Hysajn, por Berisha e mposht në kupë

Është Atalanta gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Italisë, falë fitores 2-1 arritur sot në mbrëmje në Napoli.

Vetëm 20.000 tifozë, shenjë e qartë që kupa nuk është prioritet në Napoli dhe jo me kot trajneri Sarri uli në stol yjet Mertens e Insinje.

Luajti nga minuta e parë Elseid Hysaj, edhe pse në Itali mediat raportuan para ndeshjes së do ta bënte pushim.

Atalanta e kishte marrë me seriozitet të madh dhe fillimisht rezistoi ndaj sulmeve të Napolit, me Berishën vendimtar në një rast, ndërsa më pas mori zemër dhe Kasano shënoi sapo nisi pjesa e dytë.

U futen Mertens e Insinje, Hysaj vijoi lojën edhe pse me dëmtim, ndaj Atalanta përfitoi dhe shënoi me Gomez golin e dytë në minutën e 81-të, ndërsa goli i Mertens pak më vonë nuk pati vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *