“Nuk ka për t’u bërë kurrë trajner”, Panuçi kërkon 57 mijë euro nga Shqipëria pasi dështoi

“Nuk ka për t’u bërë kurrë trajner”, kështu do të shprehej Armand Duka për Panuçin. Njeriun që do të shkatërronte gjithë punën e bërë nga De Biazi më parë, duke u bërë edhe armiku i tifozëve me rezultatet negative radhazi që ka marrë te kuqezinjtë.

Ndërkohë një konflikt i ri është hapur dhe trajneri italian është në gjyq me Shqipërinë, pikërisht në Gjykatën e Lozanës. Atje janë kërkuar 57 mijë euro nga avokati mbrojtës i Panuçit, Antonio Rigozzi. Trajneri italian ka kërkuar bonuset dhe shpërblimet për rezultatet e marra edhe në kohën kur Kombëtarja drejtohej nga Reja.

FSHF ia ka bërë të qartë se shpërblimet qendronin për sa kohë Kombëtarja drejtohej nga ai, pork jo përgjigje nuk ka mjaftuar. Përveç kësaj shume, Panuçi ka kërkuar që pala shqiptare të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit që shkojnë më tepër sesa vetë shifra e kërkuar prej tij. Në muajt në vazhdim pritet të shihet sesi do të merret vendimi mbi këtë rast. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *