Nuk ka para Champions-i, Arsenali hedh sytë nga lojtarët e lirë

Skuadra e Arsenalit kishte mundësi shumë të mëdha që në këtë sezon të rikthehej në Champions League, por “Topçinjtë” sërish nuk ia dolën. Në kampionat, Arsenali e mbylli sezonin në vend të pestë, me 2 pikë më pak se Çelsi në vend të tretë dhe vetëm një pikë më pak se Totenhemi në vend të katërt.

Edhe me anë të Europa League, të besuarit e Unai Emeri ishin shumë pranë, pasi arritën finalen, por u mposhtën nga Çelsi. Si pasojë, buxheti i “Topçinjve” është ulur ndjeshëm nga mungesa në Champions League. Kjo gjë ka bërë që Emeri të heqë dorë nga dëshirat e shtrenjta dhe të rikthejë fokusin te lojtarët e lirë.

Futbollisti që trajneri spanjoll kërkon me çdo kusht është ish-lojtari i tij te PSG, Adrien Rabiot. I vetmi problem, është rroga e mesfushorit francez, i cili kërkon 300 mijë paundë në javë. Mbetet për t’u parë nëse kushtet e 24-vjeçarit do të plotësohen, që shihet si zëvendësuesi i Aron Ramsejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *