Nuk ka paqe për Gaskojn, “Gazza” arrestohet për ngacmim seksual

Telashi i panumërt dhe arrestimi i radhës për Pol Gaskojn. Ish-futbollisti i famshëm anglez ka qenë duke udhëtuar me tren gjatë ditës së hënë dhe siç pohon “The Sun”, ai është arrestuar për t’u liruar disa orë më vonë.

Një grua që po udhëtonte me të e ka denoncuar për ngacmim seksual dhe policia mbasi ka marrë deklaratën e 51-vjeçarit po punon për të marrë dëshmi të tjera nga persona të pranishëm në ngjarjen e ndodhur.

Gaskojn, i cili ka kohë që po lufton kundër alkoolizmit dhe varësisë nga kokaina, kishte filluar punë si komentator në kohët e fundit në “Soccer AM”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *