“Nuk ka lojtarë të Tiranës që ka “gisht” ndaj Bylisit”, Emanuel Egbo i qetë: E njoh ekipin tim!

Në ditën e sotme janë paraqitur në Komisionin e Etikës edhe zyrtarët e Tiranës për të dhënë versionin e tyre. Refik Halili, Ilion Lika, Erando Karabeci, Arbi Laçi dhe Emanuel Egbo kanë dhënë shpjegime për hetimin e ngritur nga organet kompetente të futbollit shqiptar.

Trajneri i bardhebluve ka dalë i qetë nga mbledhja duke pasur sigurinë që e shoqëron në vetvete dhe te skuadra. Në prononcimin e dhënë për mediat, Egbo është shprehur se e njeh ekipin e tij dhe nuk ka asnjë lojtarë të Tiranës që ka “gisht” në dyshimet për trukim në përballjen ndaj Bylisit.

“Unë e di ekipin dhe lojtarët që kam. Nuk besoj se ka një lojtar që ka gisht për keq ndaj Bylisit nga ne. Dënimin nuk e di, nëse ka ndodhur diçka është në dorën e Komisionit për të vendosur. Për vete kam shpjeguar se çfarë kam parë si trajner i skuadrës”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *