Nuk ka kthim në Itali, Deulofeu shkon në Angli

0

Zherard Deulofeu do të bashkohet me Uotfordin në Premier Ligën angleze, në huazim nga Barcelona deri në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi katalanas. Anësori ofensiv luajti tek Evertoni në Angli, para se të shkonte te Milani në huazim, ndërsa Barcelona vendosi në verë të ushtronte klauzolën e së drejtës së riblerjes nga klubi anglez.

Gjithsesi, në Spanjë 23-vjeçari ka zhgënjyer sërish, natyrisht jo thjesht për fajin e vet, sepse është e vështirë të bëhesh protagonist te Barcelona e yjeve.

Vetëm 5 ndeshje në formacion në kampionatin spanjoll, një gol në tetor kundër Malagas dhe tashmë koha për largim, pasi ardhja e Dembelesë në fund të verës dhe Kutinjos këtë muaj kanë bërë që Deulofeu të dalë i tepërt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image