Nuk ka kampionat në tavolinë! Manastirliu jep shpresë për herë të parë: Nuk e kemi lënë vetëm futbollin

Nga Klaudio Ndreca

Mesa duket pritjes së gjatë të futbollit që ndihej i braktisur nga shteti në vendin tonë, i ka ardhur fundi. Këtë herë është vetë Ministrja e Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, e cila jep shpresë për të ardhmen.

Në një intervistë për “News24” ka diskutuar edhe sa i përket sportit më popullor në vendin tonë. Gazetarja e ka pyetur për futbollin se përse kishte ngelur i vetëm në këtë betejë, pasi Qeveria nuk zgjodhi që t’i pagonte klubeve as pagën e luftës.

Por Manastirliu është shprehur se ka nisur diskutimi me FSHF-në dhe është duke u parë mundësia për zhvillimin e aktiviteteve. Pra duke evituar përkohësisht mundësinë për ta mbyllur kampionatin në tavolinë, që është në të mirën e futbollit. /Sport Ekspres/

Pyetje: Kur baret të hapen, do jemi të kushtëzuar me orare?
Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?
Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *