Nuk ka hapësira tek Interi, Lautaro Martinez kërkon huazim në Spanjë

Mediet spanjolle po flasin gjithmonë e më shumë për një kalim të sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez te skuadra e Real Betis. Agjenti i lojtarit po përpiqet që të sigurojë një kalim të përkohshëm të lojtarit të tij te skuadra nga qyteti i Seviljes.

Argjentinasi ka luajtur vetëm katër herë si titullar gjatë këtij sezoni në Serie A dhe në Spanjë do ta kishte shumë më të thjeshtë për të siguruar një vend titullari.

Gjithsesi, spanjollët s’do ta kenë të lehtë për siguruar shërbimet e 21-vjeçarit, pasi tek Interi nuk kanë ndërmend ta lëshojnë aq lehtë, duke qenë se zikaltrit po luftojnë në të trejh frontet, për kampionat (vendi i katërt), kupë dhe Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *