Nuk ka hapësira, Barcelona nxjerr në treg dy blerjet e bujshme

Barcelona merkaton e verës shkaktoi mjaft polemika, mbi të gjitha për çështjen e famshme “Malkom”, por dhe situata e Arturo Vidal nuk duhet lënë pas. Malkom ishte vetëm një hap larg firmës me Romën, kur Barça ndërhyri dhe ktheu gjithçka në favorin e saj. Gjithashtu dhe Arturo Vidal ishte pranë kalimit në Itali tek Interi, por Barcelona ndërhyri për ta marrë pranë saj kilianin.

Gjithsesi, që të dy këta lojtarë kanë pasur shumë pak hapësira te Barça. Vlen për t’u cituar se Malkom, i cili numëron vetëm 25 minuta këtë sezon, teksa u shpenzuan plot 41 milionë euro për të. Vidal nga ana tjetër është aktivizuar disi më shumë se braziliani, por paraqitjet e tij kanë lënë për të dëshiruar dhe që të dy lojtarët shihen si të larguar që në merkaton e muajit janar.
Për anësorin brazilian ka interes konkret nga Inter, të cilët ishin të interesuar dhe në merkaton e verës por asgjë nuk u konkretizua. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Inter mund të jetë destinacioni i Malkom në janar, pasi aventura në Katalunjë nuk po shkon aspak mirë. Ndërkohë, Arturo Vidal mund të ketë të njëjtin fat si braziliani, pasi mund të transferohet dhe ai në Itali. Roma mund të jetë një alternativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *