Nuk ka fund tersi për Barçën, ylli i skuadrës mbyll sezonin

Barcelona ka konfirmuar se Luis Suarez do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak dëmtimi, përfshirë këtu dhe finalen e Copa Del Rey përballë Valencias. Sulmuesi nga Uruguai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale në gju.

“Luis Suarez ka një problem me meninskun e tij dhe gjuri i djathtë do të operohet nga Dr. Cugat. Pas këtij operimi, do të konfirmohet dhe afati në të cilin Suarez do të qëndrojë jashtë fushave. Sipas raporteve paraprake, ai do të zbresë në fushat e blerta pas 4-6 javësh”, ishte lajmi i publikuar nga klubi i Barcelonës.

Suarez nuk do të luajë në ndeshjet e kampionatit kundër Getafes dhe Eibarit, si dhe do të mungojë në finalen e Copa Del Rey përballë Valencias, që do të luhet në Sevilja me datë 25 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *