Nuk ka Fair Play për PSG-së, asnjë ndëshkim për momentin

PSG nuk ka probleme, mund të harxhojë sa të dëshirojë, UEFA nuk ka çfarë t’i bëjë. Ky është praktikisht thelbi i publikimit të raportit të Fair Play financiar sot.

UEFA nuk ka marrë asnjë masë ndaj klubit parisien, edhe pse kontrolli ndaj bilanceve dhe kontratave të klubit ka qenë i plotë dhe ka zgjatur për shumë kohë.

Në shënjestër kanë qenë kontratat e mëdha me sponsorët, duke nisur nga kompanitë nga Katari, me shifra jashtë logjike, por sërish nuk kanë gjetur shkelje.

Verën e shkuar PSG harxhoi 222 milionë euro për Nejmarin, ndërsa këtë verë duhet të paguajë edhe 180 milionë euro për Mbapenë.

Gjithsesi, verën e ardhshme PSG do të jetë sërish nën hetim, sepse 400 milionët e shpenzuara prej verës së shkuar do të jenë pjesë e bilancit prej këtij sezoni, ndaj duhen shitur disa lojtarë urgjentisht këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *