Nuk ka emergjencë, Salah në fushë përballë Sitit!

Lojtari më i mirë për Liverpulin këtë sezon, Mo Salah, pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë përballë Sitit. Sulmuesi egjiptian nuk luajti në derbin e fundjavës përballë Evertonit dhe të gjithë kishin frikë se nuk do të ishte i gatshëm as përballë Sitit ditën e sotme. Por Jurgen Klop i qetësoi të gjithë tifozët e Liverpulit kur u shpreh se Salah është i gatshëm. Sulmuesi 25-vjeçar u stërvit rregullisht me skuadrën gjatë ditës së djeshme dhe u duk në formë optimale. Salah ka shënuar 38 gola këtë sezon për të kuqtë. Sulmuesi egjiptian ka një rekord të mirë edhe përballë Sitit, pasi në tri takime kundër tyre, iu ka shënuar dy herë. Përveç rezultatin 3-0, Guardiolës do t’i duhet të shqetësohet edhe për rrezikun që shfaq Mo Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *