Nuk ka dyshime, Skënderbeu luan me modulin 4-1-4-1

Një ditë më parë “Sport Ekspres” zbuloi edhe formacionin për ndeshjen e sotme, edhe pse Daja shprehet se ende nuk ka vendosur përfundimisht. Gavazaj dhe Vujoviç pritet ta nisin takimin nga stoli, ndërkohë që risitë janë Taku dhe Nimaga.

Në portë qëndron Shehi, ndërsa mbrojtja nga krahët mbulohet prej Vangjelit dhe Micit. Në qendër luajnë Radas e jashanica, ndërsa para tyre Tefik Osmani. Xhejms do të jetë i vetëm në sulm dhe në mbështetje të tij nga krahët luajnë Latifi dhe Taku. Më pas, në qendër të mesfushës janë përzgjedhur edhe Lilaj e Nimaga, për të plotësuar kështu formacionin, që do të rreshtohet në fushë me modulin 4-1-4-1.

Europa Leeague – Turi i dytë

Kairat Almati – Skënderbeu
Sot, ora 16:45 (Ora lokale 20:45)
Stadiumi: “Central Stadium”
Kapaciteti” 23.804 vende
Temperatura: 21 gradë
Gjyqtarë: Leontios Trattou, Athinodoros Ioannou, Michael Soteriou (Qipro)
Arbitër i 4-t: Avraam Tsoukas (Qipro)

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Taku, Lilaj, Nimaga, Latifi, Xhejms

Formacioni i mundshëm i Kairatit

Plotnikov, Ahmetov, Sezar Arzo, Elek, Sujumbajev, Isael, Kuat, Islamhan, Iliçeviç, Arshavin, Gohu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *