“Nuk jemi të plagosur, s’e përsërisim dramën e vjetshme me Realin”

0

Liverpuli është në finalen e dytë rresht të Champions League. Një sukses i madh ky, që duhet të kurorëzohet me patjetër me triumf. Vitin e kaluar ishte Reali i Madridit përballë. Nuk i bënë dot ballë dhe humbën 1-3. Këtë vit është Totenhemi një rival më i përballueshëm dhe i njohur.

Xho Gomez, mbrojtësi i Liverpulit mendon se të kuqtë kanë më shumë mundësi të mundin Totenhemin se ç’kishin vjet me Realin. Ai është kthyer i fortë nga ai dëmtim i rëndë në dhjetor, ku theu këmbën. 21-vjeçari shprehet se ekipi i Klop është forcuar shumë dhe ka fituar shumë personalitet. Gjermani ua përsërit shpesh këtë fakt.

“Është një finale e madhe dhe duhet të kemi mentalitet të lartë. Mendoj se ky vit ka qenë shumë pozitiv dhe jemi rritur shumë si skuadër. Trajneri Klop na thekson faktin se ne jemi më të fortë dhe nuk mun të mendojmë se jemi të njëjtit që ishim vjet. Kemi më shumë besim dhe më shumë dëshirë për të fituar Championsin e gjashtë në historinë e klubit.”

”Mund të duket se jemi të ‘plagosur’ nga humbja e titullit, por nuk është ashtu. Ky ka qenë një vit historik për klubin. Kemi pasur luhatje gjatë vitit, por ato situata na kanë bërë të mësojmë. Na ka mbetur vetëm një ndeshje e madhe dhe vendimtare”, përfundoi talenti anglez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.