Nuk janë vetëm pushime, zbulohet ekipi kryesues që do sulmuesin e Teutës

Vizita e Khalid në kryeqytetin e Kosovës nuk rezultoi të ishte thjesht për pushime. Sulmuesi i Teutës po mendon seriozisht kthimin në IPKO Superliga, teksa aventura e tij te Teuta nuk po shkon siç duhet për të. Sipas asaj që raporton “Insporti”, skuadra që fshihet pas kësaj vizite të Khalid është Ballkani i udhëqehur nga Munishi.

Ballkani e mbylli vitin 2019 në krye të tabelës, por sulmi çalon, pasi shumë prej golave të shënuar prej këtij ekipi kanë ardhur nga mesfushori Baftiu. Për këtë arsye skuadra nga Kosova kërkon të sjellë një emër të ri në repartin sulmues dhe ai është Basit Khalid. Vlen të përmendet se ky i fundit e njëh mirë IPKO Superligën, ku ka luajtur për tre sezone me fanellën e Prishtinës./Sport Ekspres/