“Nuk jam fare i surprizuar”, trajneri i Kombëtares: Shqipëria është zemërgjerë, nuk ka kushtet e Italisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”. Atje është shprehur se nuk është fare i surprizuar nga ndihma e vendit tonë kundrejt Italisë, pasi i di shumë mirë vlerat e këtij vendi dhe se është zemërgjerë për të ndihmuar atë që dikur i kanë dhënë dorën në momentet e vështira.

“Nuk jam surprizuar nga vendimi i Ramës, pasi për mua ai është zemërgjerë dhe xhentil, që e flet në perfeksion italishten dhe kjo e ka lejuar që të thotë shumë gjëra të rëndësishme. Po, e vërtet që Shqipëria që nuk është vend i pasur, por ka shumë zemërgjerësi, e di shumë mirë sesi të jetë falenderuese për ata që i kanë ndihmuar.

Me informacionet e mia në Shqipëri është i kufizuar COVID-19. Pas rastit të parë janë marrë menjëherë masat dhe pas orës 1 nuk lëviz dot askush në rrugë. Spitalet në Shqipëri janë në nivel të mirë, por nuk i kanë të gjitha lehtësirat e materialet tona në rast shpërthimi. Edhe dy pjesëtarë të Federatës janë të infektuar, por e kanë kaluar tani dhe situata po vjen në kontroll”, tha Reja. /Sport Ekspres/