“Nuk ia ndalim dot lotët”, drama e shqiptarit!

0

 

Një rast i paprecedentë në Itali, në kampionatet e moshave diletante, teksa 10-vjeçari Elias s’mund të luajë dot dhe vetëm stërvitet prej 4 vjetësh. “Nuk di s’i tia pushoj lotët”

Shkallët e stadiumit janë të mbushur me tifozë. Ai ka ndaluar brenda zonës së vogël, disa metra larg portierit. Sheh të afrohet shoku i skuadrës me topin e ngjitur pas këmbës dhe më pas, dhuron pasimin e artë, siç quhet ndryshe asistin. Një çast më pas, topi kërcen përpara tij dhe atëherë karikon të djathtën dhe shënon golin e tij. Më i bukuri që ka realizuar deri tani. Elias ëndërron prej katër vjetësh këtë moment. Dhe çdo javë stërvitet duke shpresuar që një ditë të ketë rastin e tij, shansin e jetës. Por, ajo e shtunë e lodhshme dhe që ngjan me një mirazh, ende nuk ka ardhur, ose më saktë, duket sikur nuk do të vijë kurrë. Nuk është faji i tij. Është faji i ligjit. i atij sistemi që nuk i jep mundësi një fëmije shqiptar, i lindur dhe rritur në Itali, por që s’ka soxhorno, pra leje qëndrimi, për t’u federuar.

Pa leje –  Rregullorja e FIGC (federata italiane e futbollit) është e rreptë dhe jo elastike, edhe kur bëhet fjalë për një ligë diletante, sektor i shkollës së futbollit: për të zhvilluar turnetë, djemtë duhet të federohen dhe mes dokumenteve të kërkuar është edhe leja e qëndrimit. Elias është 10-vjeç dhe atë leje nuk e ka. Dhe, megjithatë ka lindur në Itali, frekuenton rregullisht klasën e katërt fillore dhe notat “s’janë edhe aq të këqija: i ka të gjitha shtata apo teta, por është shumë inteligjent dhe mund të bëjë më mirë”, thotë e ëma.

Prej katër vjetësh, që kur gruaja e ka regjistruar në shkollën e futbollit Luçento, Elias stërvitet çdo javë me shokët: godet, driblon, provon të realizojë penalltitë, shkakton disa faulle. Por, kur vjen fundjava, emri i tij mbetet jashtë listës së grumbullimeve. Nuk mund të luajë. “Nuk shkon as edhe në fushën e lojës, qëndron në shtëpi duke qarë. Sa herë që në WhatsApp lexon rezultatet e shokëve të skuadrës mërzitet dhe thotë që është faji im”. Tani, familja e Eliasit i është drejtuar avokatit Xhuzepe Fiore, që ka përfaqësuar në Gjykatën e Të Miturve që t’i jepet mundësi gruas që të marrë lejen e qëndrimit në bazë të artikullit 31 të Tekstit unik të emigrimit, që parashikon lëshimin e dokumentit “për motive të rënda të lejuara për zhvillimin psikofizik të minorit”.

“Është një rrugë e përshkueshme”, shpjegon avokati. “Zonja jeton në Itali nga viti 2003, u transferua në vendin tonë për të studiuar Shkenca Politike. Më pas, në vitin 2007 lindi Eliasi dhe la studimet, kështu ka humbur lejen e punës. Por, qëndroi duke jetuar në provincën e Torinos”. Lexohet në ankesë: “Pamundësia për të marrë pjesë në kampionatin e futbollit është duke krijuar një keqardhje të madhe në sytë e të voglit Elias, që jeton përjashtimin me një vuajtje të brendshme dhe në moshën që është nuk mund të kuptojë arsyet e vërteta. Çdo të premte, teksa vendoset që s’do të grumbullohet, bie në lot dëshpërimi, të cilat prindërit e kanë të vështirë të ndalojnë”.

Zemërimi – Një situatë e ndërlikuar që rritet nga muaji në muaj, sidomos kur djaloshi lajmëron se motra më e vogël, që frekuenton një shkollë kërcimi, merr pjesë vazhdimisht në eventet e fundit të vitit. “Është një keqardhje e madhe. Si t’i shpjegosh një djali të lindur në Itali që s’është italian dhe s’mund të luajë futboll? Kështu që ai mërzitet dhe më pas e kalon duke ngrënë shumë”. Tani, fjala e fundit i takon gjykatësit. Ndërkohë, Eliasi vazhdon të stërvitet, duke ëndërruar ditën e debutimit në fushë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image