Nuk ia jep dorën të rinjëve! Rasti edhe i Keidi Bares, në Spanjë flasin për anën e errët të Diego Simeones

0

Nga Klaudio Ndreca

Diego Simeone ka 9 vite në drejtimin e Atletiko Madridit, ndërsa me stilin e tij të mbrojtjes dhe kundërsulmit të shpejtë, ka sjellë shumë suksese në këtë skuadër. Një nga ekipet që konkurron në La Liga me Barcelonën dhe Realin, pavarësisht diferencës së tyre në paratë e shpenzuara në merkato. Por edhe në “Champions League” historia flet për shumë arritje të Atletiko Madridit, pavarësisht se jo të gjithë e pëlqejnë futbollin që praktikon trajneri Simeone.

I njohur ndryshe si “El cholo”, pra “i çmenduri”, ka edhe një anë të errët. Nëse mund të përkufizohet kështu, pasi Simeone nuk ia jep lehtë dorën të rinjëve. Nga të gjitha këto vite që ka në drejtimin e Atletiko Madridit, vetëm Saul ka arritur që të zërë vendin e rëndësishëm në skuadër dhe i ardhur nga akademia, pasi provoi edhe një huazim te Vallecano.

Ndërsa edhe kur flitet për debutimin e të rinjëve, janë vetëm 30 lojtarë që kanë ardhur prej andej përgjatë këtyre viteve, por më pas duke mos e gjetur veten të rëndësishëm në skuadër dhe për të provuar huazime apo largime. Ndër ta është edhe rasti i Keidi Bares, mesfushorit të talentuar shqiptar që sot luan te Malaga, ndërsa do të arrinte që të shënonte një gol me fanellën e Atletiko Madridit ndaj Liverpulit. Ky pasqyrim është bërë nga ana e “Mundodeportivo” dhe ka ardhur në kohën e duhur, për të treguar se edhe Aletiko Madridi tani do të duhet t’i besojë akademisë, një nga më të mirat në Spanjë, për shkakun e krizës së madhe të Koronavirusit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.