Nuk ia doli dot! Momentet më të vështira në jetën e Hygor, Vllaznia i gjendet pranë

Futbollisti brazilian i Vllaznisë, Hygor, po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës. Nëna e tij ka ndërruar jetë dhe nuk e mposhti dot luftën me sëmundjen. Ishte vetë mesfushori që bëri me dije se njeriu më i shtrenjtë nuk ia doli dot. Pikërisht për këtë arsye kishte shkuar edhe në vendlindje, për shkak të gjendjes kritike që kishtë nëna e tij.

Në këto momente të vështira, është edhe Vllaznia që i gjendet pranë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran i gjendet pranë lojtarit të saj. /Sport Ekspres/