Nuk ia del dot në “ndeshjen“ më të rëndësishme, lojtari 19-vjeçar i Atalantas ndërron jetë

Lojtari i të rinjve të Atalantas, Andrea Rinaldi, nuk ia ka dalë dot të fitojë ndeshjen më të rëndësishme të tij, atë të jetës. Mesfushori është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 19-vjeçare, ndërsa ditën e premte ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Vareses. Gjatë kohës që ishte në shtëpinë e tij në Como, Rinaldi, si pasojë e dobësimit të arteries ka pësuar një hemorragji në tru.

Pavarësisht kujedit të mjekëve, këta të fundit nuk ia dolën ta mbanin dot në jetë. Rinaldi sihte pjesë e klubit të Atalantës, ku luante me të rinjtë e saj. Së fundi ishte dërguar në formën e huazimit në radhët e klubit të Leganos në Serie D për të fituar më tepër minuta dhe eksperioencë. Por jeta kishte rezervuar një tjetër fat për të, duke bërë që karriera e 19-vjeçarit të përfundojë pa nisur mirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *