“Nuk i them “JO”, Erion Bogdani lë të hapur mundësinë për t’u bërë trajner në Superiore

Erjon Bogdani është një nga ata sulmuesë që i kanë dhënë shumë fanellës së Kombëtares së Shqipërisë. Rekordi i tij vijon të mbetet i pathyer, duek shkruar me gërma të arta emrin e tij në historinë e kuqezinjve si golashënuesi më i mirë që kanë njihur ndër vite. Tashmë ish-sulmuesi ka vendosur të ndjekë një tjetër rrugë, atë të trajnimit. E provoi me moshat e Kombëtares, ndërsa tani dëshiron pankinën e një klubi.

Madje në një prononcim për “Fan Zone”, Bogdani shpreh hapur dëshirën e tij për të drejtuar në Superiore. E nëse kjo ndodhë do të ishte diçka nga e cila do të përfitonin të dyja palët. Ndërkohë ka sjellë në kujtesë edhe momente të paharrueshme që ka kaluar me kuqezinjtë, ku zbulon edhe golin më të bukur që ka shënuar ndonjëherë me fanellën e Shqipërisë.

“Jam i hapur për të ardhur dhe për të drejtuar në Superiore. Nëse bëhet fjalë për një projekt serioz dhe të madh, atëherë pse jo. Unë mbetem i hapur për të dëgjuar propozime. Goli më i bukur që kam bërë te Shqipëria? Padyshim realizimi që kam bërë ndaj Qipros. Ishte një gol nga distancë e largët, nuk është se e kam bërë shpeshherë. Por përpara se ta gjuaja topin po e mendoja se do të shënoja. Për këtë arsye e godita portën. Më kujtohet edhe një rast i ngjashëm kur luajta në Qemal Stafa kundër Ukrainës, e provova nga larg dhe topi shkoi ngjitur me shtyllën”, ka thënë Erjon Bogdani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *