Nuk i përshtatet filozofisë së Sarrit, piketohet zëvendësuesi i Kanselos

Ardhja e Sarrit në “Allianz Stadium” mund të përkthehet edhe me largimin e disa lojtarëve. Zhoao Kanselo është një nga më të rrezikuarit. Sipas medieve italiane, portugezi mund të largohet këtë verë nga Juventusi. Mënyra e lojës së Sarrit nuk është e përshtatshme për stilin e 25-vjeçarit. Për të janë të shumta skuadrat që interesohen.

Kieran Tripier është lojtari që mendohet se do marrë përgjegjësinë e krahut të djathtë të mbrojtjes bardhezi. Napoli ishte mjaft pranë tij, pot të kaltrit hoqën dorë në momentin e fundit. Drejtuesit e nënkampionëve zgjodhën të marrin dikë që kushton më pak dhe bënë pazar te Empoli për Xhovani Di Lorenzon.

Kjo lëvizje i hap rrugën drejtorit Paratiçi të prezantojë ofertën e tij te klubi londinez për të sjellë në Torino 28-vjeçarin anglez. Tripier ja ka bërë të qartë Totenhemit se dëshiron të largohet në fund të sezonit dhe Juventusi do të ishte destinacioni perfekt. Ndërkohë te skuadra bardhezi as Manxhukiç nuk e ka vendin të sigurt. Sulmuesi mund të largohet drejt Dortmundit, edhe pse së fundmi rinovoi deri në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *