Nuk i kursehet as ditëlindjen e Susos, Salvini: Shpresoj që babagjyshi të sjellë dëshirë për të luajtur

Milani është në një periudhë mjaf të vështirë këtë sezon dhe për këtë arsye futbollistët dhe trajnerët kanë qenë gjithnjë shënjestër e tifozëve kuqezi. Por kritikat nuk kanë munguar as për Suson, madje edhe në ditën e tij të lindjes. Ka qenë ish-ministri italian dhe njëkohësisht tifoz i skuadrës së Milanit, Mateo Salvini, që nuk i ka kursyer ironitë për lojtarin spanjoll.

Në një postim të klubit italian në “Instagram”, ku këta të fundit uronin futbollistin e tyre, Salvini ka komentuar në mënyrë ironike me fjalët: “Urime! Me shpresën që babagjyshi të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të luajtur”.

Por përgjigja nuk do të mungonte as nga ana e Susos, që nuk ka ngurruar të ironizojë aftësitë e tij drejtuese dhe punën e tij si ministër. “Faleminderit! Shprsoj që babagjyshi të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të administruar më mirë, shumë herë më mirë, një vend që unë e dua”, ka qenë kundërpërgjigja e futbollistit të Milanit./Sport Ekspres/