Nuk i harron këngët kundër gruas, Gaçevski: 1 milion të më japi Shkëndija, unë nuk do shkoja

Portieri i Vardarit, Filip Gaçevski, nuk i harron koret e tifozëve të Shkëndijës kundër gruas së tij. Për shkak se kjo e fundit hedh gjithmonë foto provokuese dhe futbollisti në fjalë shkakton gjithmonë polemika në fushë, pasi Vardari dhe Shkëndija janë rivalë të përjetshëm, tifozët shqiptarë e kanë gjetur pikën e dobët.

Në një intervistë që vetë Gaçevski ka dhënë për “Gazeta Lajm”, shprehet se nuk do të kalonte kurrë te Shkëndija:

“Sinqerisht nëse do të më bënte ndonjë ofertë Shkëndija dhe të më jepnin 1 milion euro do ta refuzoja. Unë jam i Vardarit, Vardari më ka dhënë shumë, jam kapiten i ekipit dhe edhe njëherë e them.asnjëherë në jetë nuk do ta bëja një gjë të tillë”, tha Gaçevski. Të dyja këto skuadra do të përballen të dielën në kampionat dhe pritet një atmosferë e zjarrtë. /Sport Ekspres/