Nuk i hapën rrugë në sezonin famëkeq, “hakmerret” Skënderbeu

0

E mbani mend sezonin 2009-2010? Nëse jo, ju kujtojmë se Dinamo doli kampion që në muajin janar dhe më pas vetëm humbiste. Në fakt mori edhe një barazim me Kastriotin. Atë kampionat të gjithë i kishin bërë llogaritë me Skënderbeun të rënë nga kategoria, por më pas për korçarët pati shumë dashuri.

Jo nga të gjithë, pasi kishte edhe nga ato klube që luanin për llogaritë e tyre. Në mes të Korçës e mundi Flamurtari, kurse Vllaznia e mposhti sa për sy e faqe. Një gabim në protokoll, që askush nuk e beson se ishte rastësor, i dha tre pikët Skënderbeut në Disiplinë. Laçi donte vendin e tretë dhe nuk i hapi rrugë, njëjtë si Tirana.

 

KOINCIDENCA – Këtë sezon korçarët përjetuan një moment krize, teksa në nëntë ndeshje kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Nëse shikon ekipet me të cilat kanë marrë pikët e plota, janë pikërisht ato që nuk hapën rrugë në sezonin famëkeq: Flamurtari dhe Laçi. Pikërisht këto dy ekipe Skënderbeu i ka mundur, sikurse edhe ka barazuar me Tiranën. Rastësi dhe asnjë motivim ekstra për të munduar vetëm vlonjatët dhe kurbinasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.