Nuk i feston ditëlindjen vajzës, Serena Uilliams zbulon arsyen e çuditshme!

0

Serena Uilliams fitoi pastër me polaken Magda Linet 6-4, 6-0 dhe kaloi në turin e dytë të  “Open US”. Tenistja e famshme amerikane ka zbuluar një detaj të veçantë të saj. Vajza e vogël, Aleksis Olimpia, feston 1-vjetorin e lindjes me datë 1 shtator, por Uillimas nuk do t’ia festojë ditëlindjen.

Olimpia nuk do të festojë ditëlindjen. Ne jemi pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe festimi i ditëlindjes nuk bën pjesë në zakonet tona”, shpjegoi 36-vjeçarja për “metro.co.uk”.

Ishte përfolur se burri i tenistes, Aleksis Ohanian, ishte ndjekës i këtij kulti dhe konfirmimi ka ardhur nga vetë Uilliams, e cila ka nisur të praktikojë dhe vetë. Përveç mos festimit të ditëlindjeve, Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë as Krishtlindjen dhe Pashkën, ndërsa refuzojnë të marrin pjesë në festa të ceremoni të ndryshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.