Nuk është “një më shumë”! Ferhan Hasani bën jehonë në mediat skandinave

Ferhan Hasani është kthyer në epiqendrën e mediave skandinave pas zyrtarizimit të tij te Helsinki. Për ta nisur me Finlandën apo edhe në Danimarkë, një pasqyrim dhe jehonë e madhe është bërë për këtë lojtar.

Me tituj që i vlerësonin në maksimum cilësitë këtij futbollisti, duke e quajtur si “fantazist”, apo edhe duke përmendur të kaluarën e tij. I dalë nga Shkëndija, do të provonte aventura në Wolfsburg dhe Brondby, për t’u rikthyer në shtëpi, atje ku do të shpërthente me golat e shënuar.

Pastaj ajo eksperiencë te Al Raedi ishte tërësisht për t’u harruar, por mbi të gjitha ishte mos përshtatja në atë kampionat ajo që solli edhe zhgënjimin. Besimi te ky futbollist nuk humbi dhe po vazhdonte të kërkohej në merkato, ashtu si edhe në vendin tonë. Por në fund u firmos për ekipin më të suksesshëm në Finlandë, Helsinkin. Trajtimi dhe jehona që i kanë bërë mediat në Skandinavi e tregojnë qartë se ky lojtar nuk është thjeshtë: “Një më shumë për skuadrën”. /Sport Ekspres/