“Nuk është Messi për Premier League”, flet ish-lojtari i Barcelonës: Nuk është përbindësh si ronaldo

Barcelona është duke u përballur me një situatë të vështirë kohët e fundit, ndërsa problemet kanë kaluar edhe jashtë fushe. Ka qenë kapiteni Messi ai që është përplasur me replika me drejtorin sportive të klubit, Eric Abidal. Ndërsa në Spanjë bënë të ditur edhe se argjentinasi kërkonte largimin e presidentit të Barcelonës. Të gjitha këto së bashku me mosinovimin e kontratës nga Messi shtyjnë të mendohet për një largim të tij.

Manchester City u përfol si një destinacion i mundshëm në verën e ardhshme për 6 herë fituesin e Topit të Artë. Por, ish-lojtar i Barcelonës, Emmanuele Petit, që pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Angli, ka pasur rezerva për sa i përket nivelit që ylli argjentinas do të shfaqte në Premier League. Petit ka deklaruar se Messi nuk do ia dilte dot në Angli, në të kundërt nga ronaldo që sipas tij është një përbindësh. Gjithashtu shton se sulmuesi i Barcelonës, e di mjaft mirë se fundi është afër për të.

“Ndershmërisht e them se nuk mendoj që i përshtatet intesitetit të Anglisë. Atij nuk i pëlqen të mbyllet dhe të luftohet. Në Spanjë është i mbrojtur. Do të ishte kënaqësi për tifozët anglezë ta shihnin atë, por nuk mendoj se një klub si Manchester City do të transferonte Messin në moshën 32-32 vjeç.

Nëse City do të donte ta blinte, duhet ta provonte dy vite më parë. Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht nuk është e njëjta makineri. Ronaldo është një përbindësh. Messit i mbeten vetëm 1 ose 2 vite në nivele të larta. Jam i sigurt se ai e di që fundi nuk është larg”, është shprehur Petit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *