Nuk është më Liverpuli mbreti i Anglisë

0

Për dekada të tëra Liverpuli është krenuar me faktin se është klubi me më shumë trofe në Angli, pa harruar triumfet në Kupën e Kampioneve, 5 të tilla.

Megjithatë, duke nisur nga vitet 90′, Mançester Junajtid ka pasur një rritje të frikshme, që e ka pasur kulmin e vet dje. Triumfi në Kupën e Ligës kundër Sauthemptonit u ka lejuar “Djajve të kuq” të fitojnë trofeun madhor numër 41 në histori, duke barazuar Liverpulin.

Nëse “The Reds” krenohen me historinë europiane, Junajtid është mbreti i Premier Ligës, me 20 tituj kampionë, ndërsa këtë sezon ka ende shansin të fitojë trofeun numër 42.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here