Nuk është mbrëmja e shqiptarëve! Kosova mbyll ëndrrën e Europianit nga grupet

0

Nuk ishte mbrëmja e shqiptarëve kjo e sotmja, ndërsa barazimit me rezultatin 2-2 të Shqipërisë ndaj Andorrës i shtohet edhe Kosova. Dardanët kanë humbur me rezultatin 2-1 në transfertë me Çekinë, në një përballje ku e kanë dominuar vendasit.

Por të parët në avantazh me nisjen e pjesës së dytë kaloi Kosova. Pikërisht me lojtarin që e prisnin më pak, Atdhe Nuhiu. Ky i fundit ka fluturuar pas një goditje me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Kral arriti të barazonte në minutën e 71 me një goditje nga distanca, ndërsa Celutska me fat në devijimin e topit gjeti edhe përmbysjen.

Nga ana tjetër, shumë traversa dhe shtylla e shpëtuan portën e Kosovës. Pas kësaj humbje është shuar edhe çdo shpresë për kualifikim nga grupi i kualifikueseve, ndërsa mundësia e vetme është ajo nëpërmjet “Ligës së Kombeve”. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.