Nuk është krim të merresh me futboll, vajzat e Kombëtares bëjnë thirrje: Përse heshtni? Futbolli është jeta jonë

Pas shumë thirrjeve për Qeverinë që të marrë në konsideratë edhe futbollin për t’iu përgjigjur kërkesës së FSHF-së, ka ardhur edhe reagimi i dy prej vajzave të Kombëtares. Bëhet fjalë për Mikaela Metalla dhe Ornela Lleshi, që janë pjesë e U-19.

Nëpërmjet një video mesazhi që gjendet te “Ballkanëeb” i bëhet thirrjet Ministrisë së Shëndetsisë dhe të Sportit që të kthehen në stërvitje normalisht. Pasi të merresh me këtë sport nuk është krim, ku ende nuk kuptohet kjo heshtje karshi këtij problemi. Në një kohë kur edhe lokalet do të hapen në datën 18 maj dhe kanë më tepër rrezikshmëri për infektimin nga pandemia, drita jeshile mungon për futbollin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *