Nuk është Hazard goditja, Reali ka zgjedhur një tjetër “blu”

Hulen Lopetegui ka deklaruar se nuk do të ketë merkato te Reali, por zor se do të ndodhë diçka e tillë. Spanjollët, sikurse raporton “Daily Star”, ia kanë vënë syrin lojtarit polivalent të Çelsit, 27-vjeçar Markos Alonsos.

Futbollisti i linjës së majtë është formuar si lojtar pikërisht te Reali dhe një rikthim në vendlindje nuk do të përjashtohej prej tij. Sigurisht vendos Çelsi, pasi Alonso është nën kontratë deri verën e vitit 2021. Largimi i Teo bën që te spanjollët të mendohet edhe për një përforcim tjetër.

Veçse në krah, ai luan edhe në qendër të mesfushës. Aktualisht marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira. Kurtua u largua drejt spanjollëve këtë verë, ndërkohë që në krahun tjetër u zhvendos Kovaçiç, që do të luajë me Çelsin këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *