Nuk është e lehtë të marrësh Kallakun, rinovimi dhe derdhja e parave në arkat e Teutës

Pas dy largimeve të zyrtarizuara ditën e sotme, klubi i Teutës vjen me një tjetër njoftim, por këtë herë bëhet fjalë për një zgjatje kontrate. Skuadra nga Durrësi ka gjetur gjuhën e përbashkët me kapitenin e tyre, Sherif Kallakun, për të qendruar edhe sezonin e ardhshëm si pjesë e klubit.

Talenti premtues i Teutës kishte një kontratë që përfundonte në verën e ardhshme, por ka vendosur që të rinovojë për skuadrën e tij edhe për një tjetër vit, ndërsa pak kohë më parë do të deklaronte se nuk do të largohej nga Durrësi deri në fund të kampionatit. Megjithëse interesimi nga ekipet e huaja nuk ka munguar për Kallakun, Superiorja nuk do të humbasë një nga talentet më të mëdhaja këtë sezon, ndërsa klubet që e duan në verë duhet të derdhin shumën e kërkuar në arkat e Teutës./Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

Sherif Kallaku ka rinovuar kontratën e tij me klubin. Sipas marrëveshjes së firmosur mesfushori do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Teutës dhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale e 21-vjecarit skadonte në verën e 2020. Kallaku bëhet lojtari i par i cili rinovon marrëveshjen e tij me ekipin e Teutës. Marrëveshja është realizuar pikërisht në kuadër të interesimit që kanë drejtuesit e skuadrës për lojtarët me moshë të re, të cilët krahas provomit, konsiderohen dhe si pjesë shumë e rëndësishme e klubit për projektet e së ardhmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *