“Nuk e shpreh, por vuaj kur nuk luaj! Dua t’i shijoj vitet e fundit”

0

Oliver Zhiru provoi në verë emocionet më të mëdha që mund t’i ndodhin një futbollisti. Francezi dhe shokët e tij “pushtuan” Rusinë dhe fituan Kupën e Botës.

Sulmuesi i Çelsit po vuan për të bindur Mauricio Sarrin për t’i besuar një fanellë titullari. Zhiru numëron vetëm 802 minuta aktivizim në kampionat, aty ku ka shënuar dy gola, ndërsa në Ligën e Europës shifrat janë më të mira: 9 gola në 759 minuta.

Kontrata me “Blutë e Londrës” i përfundon në fund të sezonit. Ofertat nuk i mungojnë, por sulmuesi preferon Çelsin. Në një prononcim për “Four Four Two”, Zhiru kërkon garanci për t’u aktivizuar më shumë.

Më besoni, bëhem keq sa herë që nuk luaj, thjeshtë nuk e shfaq. Frustrimin duhet ta mbash brenda, për ta transformuar më pas në energji pozitive kur zbret në fushë. Më kanë kontaktuar disa skuadra, por nuk do i tregoj emrat. Prioriteti im mbetet Çelsi. Megjithatë, unë dua të zbavitem, jam 32 vjeç dhe kam fituar Kupën e Botës. Dua të tërhiqem nga futbolli i kënaqur”, përfundon sulmuesi francez.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.