“Nuk e shes për këtë shifër”, presidenti i Rizesporit zbulon ofertat për Muriqin

Sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi ka disa oferta nga klube të mëdha. Paraqitjet e mira dhe golat e 25-vjeçarit kanë bërë që drejt tij të vërshojë interesi i klubeve si Gallatasaraj dhe Fenerbahçe. Muriqi regjistron plot 17 gola dhe 8 asiste këtë vit në Superligën turke me Rizesporin.

Presidenti i klubit turk, Hasan Kartal, ka folur rreth të ardhmes së yllit të tij.  Numri një i Rizesporit pohon faktin se Fenerbahçe dhe Gallatasaraj kanë bërë oferta zyrtare për drejt tij.

“Kemi dëgjuar në lajme se ka shumë oferta , por të vetmet oferta zyrtare për të janë nga Fenerbahçe dhe Gallatasaraji. Ne nuk mund ta shesim një futbollistë të tillë për 2.5 ose 3 milionë euro. Më mirë na bie që ta mbajmë edhe vitin tjetër në skuadër e më pas mund të largohet falas. Kështu mund të kontribuojë akoma për Rizesporin”, u shpreh presidenti Kartal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *