“Nuk e ndjej të jap penallti”/ Përcaktohet arbitri për Juventus-Inter, drejtësinë e ndan i kontestuari i Contes

Juventusi dhe Interi do të përballen në fundjavë me njëri-tjetrin në një ndeshje që do të vendosë shumë për të dyja skuadrat. Në të dyja krahët luftohet për 3 pikët si dhe për titullin kampion dhe derbi i Italisë do të jetë një test i vështirë për të dy palët. Edhe pse ende janë në dilemë nëse do të luhet me një stadium të boshatisur nga tifozët apo jo, për 4-shen e arbitrave është vendosur gjithçka. Ai që do të ndajë drejtësinë është Marco Guida, një emër shumë i njohur për Conten dhe Marotta-n. Të dy këto figura ndajnë kujtime të hidhura nga arbitri Giuda, të cilat datojnë në vitin 2013 dhe Conte e Marotta ishin pjesë e bardhezinjve.

Arbitri, vendlindja e të cilit është nga një provincë e Napolit, nuk akordoi 11-metërsh në ndeshjen që juventus luante me Genoa në vitin 2013, kur edhe rivali më i fortë për titull ishte pikërisht Napoli. Në fund të takimit një debat me tone të larta është shkëmbyer mes Contes dhe Guidës, ndërsa inati me vendimin e arbitrit italian ka vazhduar edhe në deklaratat për mediat. Sipas teknikut italian Guida ishte shprehur se nuk e ndjente të jepte penallti dhe kjo ishte tërësisht e paparanueshme prej tij.

“Mjaft më me fair-play, është turp tani. Të gjithë e panë se ishin penallti për ne…Ajo çfarë nuk mund të pranoj është një arbitër, i cili më thotë se nuk e ndjente të jepte penallti”, do të deklaronte asokohe Antonio Conte.

Ndërsa sipas Marotta-s është e vështirë që një arbitër nga Napoli të ndajë drejtësinë për Juventusin, duke ditur këtu edhe urrejtjen që napoletanët kanë për bardhezinjtë. Por pas 7 vitesh ekipi i Antonio Contes do të arbitrohet sërish nga Guida, megjithëse këtë herë si tekniku italian ashtu edhe Marotta janë në krahun e kundërt atë të zikaltërve. E duke marrë parasysh preçedentin e mëparshëm, duket se janë në anën e sigurt këtë herë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *