“Nuk e kupton se çfarë po bën”, Sarri: Hera e parë që më ndodh, e di ç’na duhet!

0

Çelsi i Mauricio Sarrit po kalon një moment shumë të vështirë. U duk se fitorja përballë Malmos në Ligën e Europës do të largonte sadopak krizën e “Bluve të Londrës”, por ata u mposhtën në shtëpi përballë Mançester Junajtid, duke u eliminuar nga FA Cup.

Ekipi i Solskjaer fitoi pastër me rezultatin 0-2 dhe tifozët e pranishëm në “Stamford Bridge” e humbën durimin. Në shkallë nisën koret ofenduese kundrejt stilit të lojës së Sarrit, ndërsa kishte dhe nga ata që filluan të thërrisnin emrin e Zhoze Murinjos.

Në pjesën e dytë Sarri vendosi të largonte nga fusha Kovaçiç për t’i lënë postin Barklejt dhe tifozët shpërthyen përsëri: “Nuk e kupton se çfarë po bën”. Një situatë e vështirë për trajnerin italian, i cili ka folur për “Daily Mail”, duke shpjeguar momentin jo të Çelsit. Pankina e tij është në rrezik dhe dy ndeshjet kundër Malmos në Ligën e Europës dhe finalja përballë Sitit të Guardiolës në Carabao Cup janë deçizive për Sarrin.

Është hera e parë që më ndodh të kontestohem në këtë mënyrë, por ka një herë të parë për gjithçka. Jemi jashtë FA Cup, kështu që mund t’i kuptoj tifozët, por për momentin jam i shqetësuar për rezultatet e ekipit”.

“Shkarkimi? Problemi im i vetëm është të mendoj për ndeshjen e radhës dhe të punoj më lojtarët për të kërkuar që të përmirësohemi. Duhet të jemi më shumë të vendosur dhe agresivë. Nuk jam i shqetësuar për postin tim. Kur isha në Serinë B italiane e kisha këtë shqetësim, por tani, jo. Në këtë moment lojtarët nuk e kuptojnë plotësisht stilin tim të lojës, por mendoj se janë në anën time. Nuk jam shumë i sigurt, por unë kështu mendoj… “, përfundon Mauricio Sarri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.