Nuk e ka shitur shtëpinë dhe familja, Bajerni tenton idenë e çmendur për Guardiolën

Pas shkarkimit të trajnerit Kovaç, te Bajerni i Mynihut nuk e kanë gjetur ende trajnerin e ri. Por mediat në Gjermani raportojnë se gjigandët bavarez do të tentojnë edhe një ide të çmendur për Pep Guardiolën.

Ky i fundit është aktualisht te Manchester City që e sheh Liverpulin të shkëputur në “Premier League”. Ndërkohë Guardiola nuk ka vendosur që ta shesë shtëpinë e tij në Gjermani pasi u largua nga Bajerni.

Një vendim që do të thotë se do të ketë edhe një rikthim të këtij tekniku. Burimi i mediave në Gjermani raporton se kontaktet janë shumë të mira mes Guardiolës dhe drejtuesëve bavarez që po i shpalosin një propozim. Ndërsa nëse do të ishte për familjen e Pep, atëherë do të vinin menjëherë në Gjermani pasi jetojnë shumë herë më mirë se në Angli. /Sport Ekspres/