“Nuk e gjen dot lehtë në treg”, trajneri i Ergys Kaçes “i hap sytë” PAOK-ut: Mund ta përdorni fare mirë

Zyrtarë të lartë të AEL që kanë marrë në huazim dy futbollistët e PAOK, Warda dhe Kaçe, ruajnë një vlerësim të madh për ta. Fillimisht do të ishte aksioneri kryesor i AEL që do të shprehej se këta futbollistë mund të luanin fare mirë për PAOK, ndërsa të njëjtin qendrim e mban edhe vetë trajneri i AEL, Michalis Grigoriou.

“Unë do të pëlqeja që të kisha Wardan dhe Kaçen, që të qendrojnë ende te AEL. Këta janë dy lojtarë dhe djemë të mirë. Kaçe është një lojtar me shumë eksperiencë dhe të dy vijnë nga e njëjta skuadër, ajo e PAOK, ndërsa ne si klub jemi shumë të lumtur me ta. Besojmë shumë tek ta dhe duam vërtet që të qendrojnë. Personalisht, nëse flasim për Kaçen dhe Wardan, ata mund të luajnë që të dy fare mirë te PAOK, pasi janë futbollistë që nuk mund t’i gjesh lehtë në tregun e lojtarëve”, ka thënë trajneri i AEL. /Sport Ekspres/