Nuk e fitoi dot betejën me Koronavirusin, trajneri serb që drejtoi Realin dhe Barçën ndërron jetë

Koronavirusi nuk po lë të qetë as botën e sportit, ku disa emra të njohur të futbollit kanë humbur jetën prej këtij virusi vdekjeprurës dhe shumë të tjerë janë të infektuar. Trajneri serb Radomir Antiç ka humbur betejën e vështirë me pandeminë Covid-19, duke u ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Ndërkohë Antiç e ka nisur fillimisht karrierën si futbollist, ku nga Partizani i Beogradit ka kaluar më pas te gjigantët turq të Fenerbahçes, ndërsa do të provonte edhe kampionatin spanjoll me fanellën e Real Zaragozës. Madje me këta të fundit do të provonte përherë të parë edhe stolin e trajnerit.

Ndërkaq në këtë karrierë të dytë rezultoi të ishte më i suksesshëm se në fushën e lojës, duke marrë timonin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Për një sezon drejtoi Realin e Madridit, ndërsa për më shumë se tre vite ishte kreu i pankinës së rivalëve të tjerë të Atletikos së Madridit. Gjithashtu Antiç ka provuar edhe stolin e Barcelonës, duke pasur kështu CV-në e tij si trajner emrat më të mëdhenj të kampionatit spanjoll dhe jo vetëm./Sport Ekspres/