“Nuk e bën dot atë që i kërkoj”, mesazh i qartë i Kontes

Antonio Konte po i ndjek nga afër të gjithë lojtarët e Interit për të kuptuar më mirë potencialin dhe limitet e tyre. Trajneri ka dashur të shikojë Ivan Perishiç në variantin e anësorit të majtë, por ka mjaftuar vetëm miqësorja kundër Luganos.

Kroati ka zbritur në fushë vetëm në pjesën e dytë në miqësoren e djeshme kundër Junajtid. Konte e ka aktivizuar në sulm, duke treguar haptazi se eksperimenti me Perishiç mbrojtës krahu modern në skemën 3-5-2 nuk funksionon.

Po punojmë, por përgjigjet nuk janë pozitive. Nuk besoj se është i përshtatshëm për të bërë rolin që i kërkoj. Perishiç mund të luajë vetëm si sulmues këto momente”, thekson Antonio Konte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *