Nuk e bëjnë të gjithë! Sarri nxjerr Ronaldon nga fusha, portugezi hap direkt polemika

Juventusi ka shpëtuar në transfertë teksa ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës vetëm në minutën e fundit pas një super aksioni. Fillimisht do të ishte Cristiano Ronaldo që me një goditje dënimi dhe i shoqëruar nga gafa e portierit kundërshtar, ku do të vinte edhe tundja e rrjetës.

Ramsey do të merrte autorsinë pasi e shtyu drejt rrjetës, por me shumë gjasa do të rregullohet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kjo pjesë. Miranchuk do të barazonte menjëherë në minutën e 12, për të dërguar shifrat në 1-1. Ndërkohë në sekondat e fundit ishte një super aksion i Douglas Costa dhe pasimi me finte që ia dha Higuain, që solli edhe fitoren në “frymën e fundit”.

Gjithashtu duhet të ndalemi në minutën e 82. Trajneri Sarri ka nxjerrë Ronaldon dhe në vendin e tij aktivizoi Dibalën. Nuk është aspak e lehtë që të nxjerrësh yllin portugez nga fusha pa pasur një arsye dëmtimi apo lëndimi dhe kjo nuk i ka pëlqyer Ronaldos, që nuk e ka zgjatur shumë pas daljes nga fusha me trajneri Sarri. Ky veprim po komentohet gjerësisht edhe në “Twitter”. /Sport Ekspres/