Nuk duron gjatë, Marçelo Lipi rikthehet në stol

Emri i tij ishte lakuar prej kohësh për stolin e Kinës, por tani është zyrtarizuar gjithçka. Flasim për Marçelo Lipin, ish-trajnerin e njohur të Juventusit dhe Italisë. 71-vjeçari është rikthyer në rolin e trajnerit të kombëtares aziatike.

Me bardhezinjtë fitoi gjithçka dhe është personi që ka sjellë për herë të fundit Champions Ligën në Torino, ndërsa me të kaltrit u shpall kampion bote në vitin 2006.

Lipi e ka drejtuar tre vite kombëtaren kineze. Në janar dha dorëheqjen pas eliminimit nga Irani në çerekfinaler e Kupës së Azisë. Fabio Kanavaro e zëvendësoi përkohësisht, por fituesi i fundit italian i “Topit të Artë” nuk e përballoi dot faktin që drejtonte njëkohësisht edhe Guanzhu Evergrande.

Lajmi i rikthimit është bërë publik nga Federata Kineze e Futbollit, ndërsa italiani i njohur duhet të kualifikojë Kinën në Botërorin Katar 2022. Ky është objektivi i madh dhe Lipi është gati t’iu dhurojë sërish emocione tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *