Nuk duhet ta shohin në asnjë mënyrë, Mourinho i ndalon çdo imazh të ndeshjes turpëruese lojtarëve

Tottenham do të udhëtojë drejt Mynihut për tu përballur mbrëmjen e sotme me Bayern-in në takimin e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Gjatë përgatitjes së kësaj sfide, Mourinho ka vendosur t’u ndalojë rreptësisht lojtarëve të tij të shohin imazhe nga përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, që përfundoi me shifra turpëruese për londinezët, të cilën humbën 2-7 atë takim. Trajneri portugez ka vendosur ta shmangë atë pjesë dhe dëshiron që të përqendrohen tërësisht te vetja e tyre, pa qenë nevoja të rishohin asnjë episode nga ajo mbrëmje e shëmtuar e Tottenhamit.

“Unë i ndaloj çdo imazh të saj. E kam parë disa herë: unë, ekipi im dhe analistët përpiqemi të kalojmë përmes gjithë aspekteve të saj, por asnjë imazh për djemtë. Jo. Në asnjë mënyrë. Ka një mënyrë të caktuar si ne mund të përpiqemi të luajmë futboll dhe të zhvillojmë parimet e lojës sonë. Në jemi tërësisht të përqendruar te në”,  ka thënë Jose Mourinho në konferencë./Sport Ekspres/