“Nuk do t’ia dijë cili lojtar je”, Lukaku tregon Conten në dhomat e zhveshjes: Më quajti plehrë

Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim dhe këtë po e tregon edhe në stolin e Interit. Italiani njihet për grintën e tij dhe dëshirën për të dalë gjithnjë me tre pikë nga fusha e për ta realizuar këtë kërkon që lojtarët të japin maksimumin në lojë.

Këtë e konfirmon edhe Lukaku, i cili ka ndarë me “Sky Sport” një episode nga dhomat e zhveshjes me trajnerin e zikaltërve. Sulmuesi belg ka thënë se Conte e ka quajtur plehrë përpara gjithë skuadrës, ndërsa shton se e kishte kërcënuar për ta nxjerrë nga loja.

“Më quajti mbeturinë në sy të gjithë skuadrës. Ai ta thotë në fytyrë nëse je saktë apo gabim. Unë luajta vërtet keq. Më tha se do të më nxirrte nga loja për 5 minuta nëse do e bëja sërish. E bën këtë me të gjithë. Nuk ka rëndësi se cili lojtari je, sepse për të të gjithë janë njësoj. Kjo gjë më lëndoi vetëbesimin, por në të njëjtën kohë më zgjoi. Në ndeshjen e radhës luajtëm derbin me Milanin dhe unë zhvillova një nga ndeshjet më të mira të sezonit”, ka thënë Romelu Lukaku./Sport Ekspres/