Nuk do t’ia dijë as për rrogën, drejtori turk i Vllaznisë zyrtarizohet si trajner: Do kem rrogën më të ulët

Një befasi e madhe ka ardhur nga Moldavia, atje ku si trajner i ri është prezantuar drejtori turk i Vllaznisë, Engin Firat. Me një të kaluar bindëse që është paraqitur në faqen zyrtare të kundërshtarit që ka Shqipëria në grupin e Europianit, ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Marrëveshja është bërë për dy ndeshjet e fundit që ka Moldavia dhe më pas do të shihet për vazhdimin. Pra një projekt, nëse mund të quhet i tillë, aspak serioz. Madje trajneri Firat nuk e ka diskutuar rrogën ende me Federatën e Moldavisë të Futbollit.

Këtë e ka pohuar edhe vetë me fjalët e tij gjatë prezantimit: “Unë nuk kam ardhur këtu për para. Do ta shihni në dy ndeshjet e radhës dhe më pas do të flasim për vazhdimësinë. Mendoj se sërish do të merrja më pak para se në të gjitha kohët kur unë kam qenë trajner”, u shpreh Firat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *