“Nuk do jesh më biri im”, letra e nënës për Ozil e varur në mur dhe besimi i mesfushorit

Mesut Ozil është edhe një njeri model sa i përket bamirësisë që dhuron, ndërsa po aq i lidhur me fenë dhe besimin, që gjithmonë e shohim në fushë duke bërë ritualet e zakonshme. Por nga rrjedh e gjitha kjo? Sigurisht, familja. Në murin e kuzhinës së shtëpisë të tij milionëshe në Londër, varet edhe një letër domethënëse.

Ajo qendron atje që në kohën kur Ozili u transferua te Arsenali. Kështu, zonja Gulizar Ozil i ka lënë këtë mesazh djalit të tij, që kurrë të mos e harrojë: “Mesut, mos haro që je një mysafir në këtë botë, si të gjithë ne. Zoti iu dhuroi një talent të caktuar, por ajo nuk iu dha këtë që të kujdesesh vetëm për veten tënde. Nëse nuk e ndan pasurinë tënde me njerëzit në nevojë, nuk do jesh më biri im”.

Ndërkohë së fundmi, Ozil ka financuar dhe organizuar punën bamirëse për 1.000 fëmijë, ndërsa u zotua të ushqejë edhe 100.000 njerëz të uritur në 16 kampe refugjatësh. /Sport Ekspres/