“Nuk di vetëm të mbroj”, Hysaj i ri bën edhe… batuta

0

Elseid Hysaj, ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht, me skemën 3-5-2 që trajneri Edi Reja po përdor te Shqipëria shihet shpesh pranë portave të kundërshtarit. Në Islandë që në fillim kishte një mundësi shënimi, ndërkohë që edhe me Moldavinë u shfaq rrezikshëm në disa momente.

Shkodrani, në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes së djeshme, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e bërë nga kombëtarja jonë: “Është shumë gjë e bukur të fitosh duke luajtur mirë. Patëm shumë raste, thjesht nuk patëm fat që ta shënonim golin në pjesë të parë. Do vazhdojmë kështu dhe do kemi shumë raste golash, siç e patë edhe ndaj Moldavisë”.

Hysaj flet edhe për pozicionin e ri, ndërkohë që u jep një mesazh edhe atyre që mendojnë se ai di vetëm të mbrojë. “Ndihem shumë mirë, pasi jam duke u gjendur shumë mirë në rolin e ri. Po më pëlqen mënyra se si po kërkoj të shënoj, është diçka e bukur të kërkosh portën. Thjesht më duhet ca kohë të mësohem me ambientin e zonës së portës dhe shpresoj që të realizoj.

Mund të më ndihmojë edhe në Itali ky rol, në lidhje me identitetin tim. Njerëzit mendojnë se jam vetëm mbrojtës, por po tregoj në këto dy ndeshje që kam edhe fazën e sulmit”, u shpreh mbrojtësi i Napolit, i cili këtë verë mund të ndryshojë skuadër. Oferta nuk i kanë munguar, por ka kontratë me klubin italian deri në qershorin e vitit 2021.

BATUTA – Në Islandë Hysaj kishte një mundësi shënimi, por këmba e majtë nuk është më e mira për mbrojtësin. I ndodhi e njëjta gjë edhe me Moldavinë dhe gjuajtja e tij u ndal nga një mbrojtës. I pyetur se si ka mundësi që në rastet më të mira topi i del në këmbën e majtë, Hysaj shton: “(Qesh) Do e stërvit të majtën më shumë, çdo ditë. Mos ndoshta prej fushatës që keni bërë për të majtën ju del në atë krah topi? Jo, jo, unë nuk kam fushatë (qesh)”.

Kur Hysaj merrte pjesë në një nga klipet në mbështetje të PS
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.