Nuk bindi te Barça, përfundon te Sampdoria

Barcelonës iu desh të huazonte një qendërmbrojtës pas largimit të Jerri Mina në Everton. Në janar erdhi Xhejson Murijo nga Valencia për të zëvendësuar kolumbianin tjetër. Në fakt Murijo rezultoi një dështim në Katalunjë, duke mos u shfaqur gati fare. Barcelona e ka ndërprerë marrëdhënien me të, duke e kthyer në “Mestalla”.

Xheison Murijo

Mbrojtësi është në pronësi të Valencias, por as këto të fundit nuk janë të interesuar për ta mbajtur latinin. Mediet spanjolle e lidhin atë me një kalim te Sampdoria. Ikja e Hoakim Andersen te francezët e Lion, bën që italianët të interesohen për ish-interistin.

Sampdoria është shumë pranë marrëveshjes me Valencian për të marrë mbrojtësin në huazim me detyrimin e blerjes së tij pas një viti për 15 milionë euro. Murijo është prodhim i akademisë së River Plejt. Debutimin në Evropë e bëri me Udinezen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *