Nuk bindi në Romë, talenti brazilian rikthehet në atdhe

Gerson erdhi në vitin 2016 te Roma si një prej talenteve më të mëdhenj të kampionatit brazilian. Megjithatë, lojtari nuk arriti kurrë të lërë gjurmë dhe Serie A u shndërrua në një “mal” të madh për t’u ngjitur. Kështu, 22-vjeçari ka vendosur të kthehet në Brazil te Flamengo.

Gerson (djathtas)

Roma ka arritur marrëveshjen për të shitur Gerson tek klubi amerikanolatin. Shifra e këtij transferimi është rreth 10 milionë euro. Italianët nuk heqin plotësisht dorë nga lojtari, duke mbajtur një përqindje të kartonit dhe në rast rishitje të tij do të kenë përfitime të caktuara.

Gerson sezonin e fundit e kaloi te Fiorentina. Braziliani u aktivizua mjaft nga ekipi viol, duke regjistruar plot 36 ndeshje. Sulmuesi numëron tre gola dhe tre asiste. Gjatë dy viteve qëndrim në Romë ai luajti 28 ndeshje dhe e dërgoi dy herë topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *